Meta: “Venecia” me dha te drejte | Lajme-News

2020-06-22 0

Në të paktën 4 çështje, Presidenti Ilir Meta tha përpara gazetarëve se Komisioni i Venecias në opinionin e tij i dha të drejtë kreut të shtetit duke konfirmuar zbatimin e ligjit dhe kushtetutës sa i përmet emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Shkak i përplasjes institucionale midis Kuvendit dhe Presidentit, kreu i shtetit tha se u provuan që ishin veprimet antiligjore të ish-Kryetarit të KED-se Dvorani dhe veçanërisht të mënyrës së dërgimit të listave prej tij.

?Opinioni qartëson pa asnjë ekuivok se përgjegjësia individuale e ish-Kryetarit të KED Dvorani, për kohën dhe mënyrën e dërgimit të listave, është tërësisht e provuar, sepse ai nuk e diskutoi në mbledhje plenare me të gjithë anëtarët e KED siç e kërkon ligji.?

Të drejtë tha se Venecia i dha edhe duke konfirmuar se KED ka funksionuar në mënyrë jo transparente dhe se përjashtimi i Avokatit të Popullit nga mbledhjet e KED është veprim antikushtetues.

?KED shpërfilli praninë e detyrueshme kushtetuese të Avokatit të Popullit si vëzhgues qoftë në përzgjedhjen përmes shortit, qoftë edhe në mbledhjet dhe veprimtarinë e KED-së (nenet 149/d (3) dhe 179 (11) të Kushtetutës)??

Për kreun e shtetit ?Venecia? faktoi se veprimet e Presidentit, jo vetëm që ishin tërësisht në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin, por ato kanë ruajtur kushtetutshmërinë e gjithë procesit të emërimit si anëtare e Gykatës Kushtetuese.

?Përfundimisht, kandidati i zgjedhur nga Presidenti ishte renditur ndër tre të parët nga lista e KED, pas zgjedhjes së Kuvendit të kandidatit të tretë të listës? Prandaj duket e arsyeshme që Presidenti refuzoi të pranonte betimin e gjyqtares që pretendon se u emërua automatikisht??

Lidhur me ligjin e mazhorancës për ndryshimin e procedurës së betimit të gjyqtarit përpara Presidentit, Komisioni i Venecias, sipas kreut të shtetit konfirmoi se betimi i Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese bëhet vetëm përpara Presidentit të Republikës dhe është parakusht jo vetëm për fillimin e detyrës por dhe për konfirmimin e legjitimitetit të mandatit të gjyqtarit.

I pyetur në lidhje me qëndrimin e mazhorancës për të mos hequr dorë nga ndryshimet kushtetuese për këtë çështje Meta dha këtë përgjigje.

?E vetmja ide që unë s?e kundërshtoj dot moralisht është që Presidenti të zgjidhet nga populli?.

Kreu i shtetit komentoi edhe opinionin e Venecias për paketën antishpifje, duke e cilësuar të parecedentë qëndrimin e maxhorancës pas atakimit që iu bë nga këshilli i Europës për këto nisma të qeverisë.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/